Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do t’i takojë liderët e partive politike.
Takimet nisin nga ora 10:00 dhe zgjasin deri në ora 16:00.
Shefja e shtetit fillimisht do ta takojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.
Ajo më pas në takim e pret të parin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së Lumir Abdixhiku si dhe Ramush Haradinajn, kreun e AAK-së.
Osmani, Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn do t’i takojë veç e veç.
Këto takime të presidentes janë si përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth bllokadës në Kuvendin e Kosovës.
Deri më tani janë mbajtur 40 seanca por pa arritur të konstituohet Parlamenti i Kosovës.
Vjosa Osmani, ndër të tjera është shprehur e gatshme që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë lidhur me vendimin e fundit, që përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...