Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion parlamentar nga Shqipëria, të përbërë nga anëtarë të Komisionit për Integrim Evropian, të kryesuar nga Jorida Tabaku.
Në takim u diskutua për mundësitë e fuqizimit të koordinimit në politikën e jashtme, në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, me fokus të veçantë në sferën e integrimit evropian.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mund të përfitojë nga përvoja e Shqipërisë në procesin e integrimeve evropiane, ndaj ka kërkuar që të vazhdojë edhe më tej të jetë zë i fuqishëm i Kosovës.
Sipas Presidentes Osmani, Kosova llogaritë në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën euroatlantike, në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare, thuhet në komunikatën e presidencës.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat vlera dhe se janë të përcaktuara për rrugën evropiane dhe të përkushtuara për paqe e stabilitet.
Delegacioni parlamentar nga Shqipëria i ka dhënë mbështetje Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe ka bërë të ditur se do të jetë krah Kosovës në proceset integruese, duke dhënë maksimumin nga përvoja e tyre. /arbresh.info/


ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...