Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe stafi i Presidencës i kanë shprehur ngushëllime familjes Hoti, miqve dhe bashkëpunëtorëve për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit.
Në reagim thuhet se Presidenca me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e të riut, i cili ka shërbyer si zyrtar në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani.
Petrit Hoti u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familja, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur si njeri me virtyte të jashtëzakonshme, të ndershëm dhe të përkushtuar në punën e tij.
“Në këto momente të rënda, Presidentja Osmani dhe stafi i Presidencës u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoti, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kujtimi për Petritin do të mbetet i paharruar në institucionin tonë dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në reagim./Arbresh.info
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s