Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani sot ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend si dhe situatën e sigurisë.
Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë si dhe në parandalimin e destabilizimit të vendit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës, përcjell arbresh.info.
Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për angazhimin e EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e luftimit të dhunës ndaj grave si dhe fushat e tjera të parapara në mandatin e këtij misioni. /arbresh.info/
Barcelona me epërsi prej dy golave pas pjesës së parë
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane
Debatet e ashpra në shtëpi, Rogerti lë garën në “Big Brother...
Pacolli uron ditëlindjen e 60-të vëllait të tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës dëshmon eksperti i krim...
Rodrygo reagon pas lëndimit të rëndë që pësoi: Është një nga...