Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qëndrimin e saj në Singapor, me ç’rast po merr pjesë në forumin prestigjioz “Bloomberg New Economy Forum”.
Në ndërkohë, Osmani ka bërë një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, e cila ka thënë se Kosova ka kapacitet përmes rinisë kosovare të zhvillojë ekonominë dhe inovacionin, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Ndërsa jemi gjithnjë e më të ekspozuar ndaj ndryshimeve transformuese, inovacioni, përshtatshmëria dhe vizioni duhet të kthehen në parimet tona udhëzuese… Kosova ka një histori të rëndësishme për të ndarë.
Ne mund të luajmë rolin tonë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve të njerëzve dhe shpresoj se ju mund të na lejoni të jemi pjesë e tij.
Kosova është e gatshme, është në gjendje dhe më e rëndësishmja, Kosova mund të japë./Arbresh.info/
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...