Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Kosovë.
Pas votimit, e para e shtetit u deklarua për media ku ka uruar që këto zgjedhje të kalojnë pa probleme.
“Uroj që Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta, demokratike, uroj po ashtu të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve të Republikës sonë me të drejtë vote. Si gjithnjë zgjedhjet janë proces i rëndësishëm demokratike, ku vendimmarrja kthehet te qytetarët tanë dhe shpresoj që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të rezultonte me krijim sa më të shpejt të parlamentit dhe zgjedhje të Qeverisë së Kosovës të cilat janë të domosdoshme për procese të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare të Republikës sonë. Dua të falënderoj ë gjitha institucionet që janë angazhuar dhe po angazhohen që ky proces të jetë i rregullt”, tha Osmani./Arbresh.info
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin