Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot viktimat e masakrës në lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë.
Osmani tha se me 14 prill 1999 forcat serbe masakruan 31 banorë teksa theksoi se kujtesa për ta është detyrim moral
“Më 14 prill 1999, forcat paramilitare serbe masakruan mizorisht 31 banorë të lagjes së Kovaçëve në Mitrovicë. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. U masakruan në shtëpitë dhe rrugët e tyre, në lagjen e tyre, aty ku duhej të ndiheshin të sigurt. Këta burra, gra e fëmijë do të kujtohen përherë. Kujtesa për ta është detyrim moral dhe përkushtim ndaj së vërtetës dhe drejtësisë. Krimet e tilla nuk harrohen, ndërkaq drejtësia për ta mbetet synim i vazhdueshëm i yni”, thuhet në njoftimin nga Presidenca./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...