Presidentja Osmani, i uron fat ekipit të filmit “Zgjoi” për rrugëtimin drejt Oscars 2022

13:41 | 9 Shtator 2021

Të mërkurën, tri herë fituesi i Fesitvalit të Sundance ‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli është propozuar nga Kosova si kandidati i saj zyrtar për garën e çmimeve  Oscars për vitin 2022.

Përveç shumë dashamirëve të kulturës që uruan për suksesin e këtij filmi, nuk mungoi as urimi i Presidentës së vendit, Vjosa Osmano.

Ajo me anë të një postimi në faqen zyrtare në Twitter, i ka dëshiruar shumë suksese ekipit të filmit, duke i uruar fat për në çmimet e Akademisë.

“Është zyrtare. Aplikimi i Kosovës për ‘Oscars’ është ‘Zgjoi’ (Hive)”. Përveç të qenit një kryevepër, kjo histori e luftës dhe këmbënguljes është një frymëzim. Fat të mbarë Blerta Basholli dhe ekipit. Fituesi i trefishtë i ‘Sundance’, ‘Hive’ është zgjedhur si pretendues ndërkombëtar i ‘Oscar’-it”, shkruhet në postimin e presidentes Osmani. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara