Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në “World Forum”, në Berlin.
Në fjalën e saj, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e demokracisë dhe përkushtimin e Kosovës ndaj saj.
“World Forum” mblodhi në Berlin kampionë global të demokracisë, pikërisht aty ku para 35 viteve rënia e Murit të Berlinit shënoi një moment përcaktues për demokracinë në mbarë botën. Demokracia është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit, por nuk është e vetëqëndrueshme—ajo është vepër e çdo brezi, e ndërtuar dhe e forcuar ditë pas dite. Në Kosovë, këtë e kuptojmë më së miri. Demokracia për ne nuk është vetëm njëra nga opsionet- është opsioni i vetëm, sepse e dijmë se çfarë sjell mungesa e saj—shkatërrim, vuajtje dhe humbje jete. Prandaj, populli ynë, mbetet i palëkundur në përkushtimin ndaj vlerave demokratike”, tha Osmani./Arbresh.info
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...