Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka thënë të hënën se “agjenda e gjelbër duhet të jetë zgjidhja jonë”, ka shtuar se kjo zgjidhje s’bën të jetë veç sot, por çdo herë.
Këtë deklaratë ajo e dha në konferencën rajonale “Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
“Ky është veprimi më i mençur në aspektin ekonomik, gjeostrategjik, por mbi të gjitha, në aspektin e mirëqenies së qytetarëve tanë e avancimit të mirëqenies së gjithëmbarshme”, ka thënë Osmani.
Ka shtuar se tranzicioni në fushën e energjisë është i domosdoshëm.
“Ne duhet ta bëjmë tranzicion energjetik të prekshëm për çdo njeri. Ne e kemi për obligim t’ua komunikojmë çdo ditë qytetarëve tanë se në këtë rrugëtim nuk ia dalim dot vetëm”, ka thënë Osmani. “Ne duhet ta vëjmë qytetarin në qendër të këtij tranzicioni, duke e rritur vetëdijën e të gjithëve për veprim të përgjegjshëm, por edhe duke dizajnuar politika të tilla të cilat ia lehtësojnë përditshmërinë dhe ia garantojnë një të ardhme më të gjelbër e më të shëndetshme”.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...