Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se polici i vrarë dje Afrim Bunjaku, është heroi i secili shqiptar.
Kështu tha Presidentja Osmani gjatë ceremonisë së varrimit të policit të vrarë në të cilën potencoi se Bunjaku bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“Jemi mbledhur këtu me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë për të nderuar një rreshter të përkushtuar i cili dje bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës” tha ajo.
“Përballja e tij me terroristët e dirigjuar nga Serbia ishte beteja e fundit për të por jo fundi i tij. Prej sot, Afrimi është heroi i secili shqiptar, i secilit qytetar që e do Republikën e Kosovës, sepse ai dje mbrojti integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë”, u shpreh Osmani.
“Do të kujtohet përherë sa të jetë Republika. Heroi më i ri i Republikës, dje dëshmoi se Kosova është mbi të gjitha, Afrim Bunjaku është dëshmi se shteti ynë ka nevojë se secili nga ne t’i bëhet gardian”.
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës