Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Letonisë, Edgars Rinkevics.
Presidentja Jahjaga dhe ministri Rinkevics biseduan për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë si dhe për bashkëpunimin bilateral midis dy vendeve, ku u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit dhe të mbështetjes për Kosovën sidomos në proceset e integrimit në strukturat veri-atlantike.
Presidentja Jahjaga theksoi se prioritet për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është sundimi i rendit dhe ligjit, luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit si dhe zhvillimi ekonomik i vendit.
Ajo nënvizoi se përkundër sfidave, Kosova sot promovon paqen dhe stabilitetin në rajon dhe ky është sukses i përbashkët i institucioneve, qytetarëve të Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë.
Presidentja Jahjaga diskutoi me ministrin Rinkevics edhe perspektivën evropiane të Kosovës, përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociim gjatë verës dhe përmbushjen e kushteve për liberalizim të vizave.
Njëri ndër kushtet e mbetura është edhe arritja e marrëveshjes për riatdhesim midis Republikës së Kosovës dhe Letonisë.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...