Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot ne takim sportisten Nora Gjakova, fituese e medaljes së parë për shtetin e Kosovës në Lojërat Olimpike Evropiane të zhvilluara në Baku të Azerbajxhanit.
Presidentja Jahjaga duke e përgëzuar për medaljen e fituar në Lojërat Olimpike Evropiane tha se kjo fitore shënon historinë e sportit të Kosovës në skenën ndërkombëtare si medalja e parë për shtetin e ri.
Ajo tha se përfaqësimi i sportistëve të Kosovës në garat ndërkombëtare shënon njohjen e shtetit të Kosovës dhe përpjekjen e tij për të qenë pjesë e barabartë e popujve në botë.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova po tregon se ka potencial dhe talentë të shumtë në të gjitha fushat dhe ajo po përfaqësohet me dinjitet.
Fituesja e medaljes ne Lojrat Olimpike Evropiane, Nora Gjakova, e shoqëruar edhe nga trajneri i saj, e falënderoi presidenten Jahjaga për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme dhe tha se medalja e fituar i dedikohet Kosovës. Ajo tha se ishte krenare të përfaqësonte vendin e saj në Lojërat e para Evropiane.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...