Presidentja Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në twitter, ia ka uruar ditëlindjen Papa Françeskut.
Osmani i uroi Papës shëndet, lumturi dhe lumturi nga Republika e Kosovës.
“Urime 85 vjetori Papa Françesku! Ju dërgojmë urimet më të mira, shëndet dhe lumturi nga Republika e Kosovës me këtë rast të veçantë”, shkroi Osmani.
Papa Françesku është papa aktual dhe i 266 i Kishës Katolike, i zgjedhur nga data 13 mars 2013.
Nga viti 1998 dhe deri në zgjedhjen e tij si papë, ai shërbeu si Arqipeshkv i Buenos Airesit dhe u bë kardinal në vitin 2001 nga Papa Gjon Pali II. Përveç gjuhës amtare, spanjishtes, Papa Françesku (nga Françesku i Asizit) flet rrjedhshëm italisht dhe gjermanisht.
Françesku është i pari jezuit dhe i pari amerikano-latin që zgjidhet papë. Ai është gjithashtu papa i parë jo-europian në 1200 vitet e fundit./arbresh.info/

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...