Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi edhe nga presidentja e Sllovenisë, Pirc Musar.
Në letrën e presidentës sllovene nënvizohet edhe përkrahja që Sllovenia ka shprehur për Kosovën.
“Në letrën e saj, Presidentja Pirc Musar nënvizoi përkrahjen e Sllovenisë për Kosovën, gjersa shprehu gjithashtu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni, duke e vlerësuar këtë platformë si një mekanizëm të rëndësishëm për dialog dhe bashkërendim rajonal”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Vendos goli i Viniciusit, Reali fiton ndeshjen e parë të pla...
Kosova feston Pavarësinë, reagon Vuçiç: 18 vite më parë u ha...
Popullsia e Gjermanisë drejt tkurrjes me 5 për qind deri në ...
PSG fiton me rikthim ndaj Monacos ndeshjen e parë të play-of...
Tragjike në Alpet e Francës: Tre persona humbin jetën nga or...
Estonia uron Kosovën për 17 shkurt: Vazhdojmë forcimin e bas...