Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musars ka shkuar në seli të KFOR-it në Prishtinë, ku takoi komandantin italian Enrico Berduani, ku edhe çmoi lart misionin paqembajtës ndërkombëtar të NATO-s si “një nga shtyllat më të rëndësishme” të stabilitetit rajonal.
“Mbështetja e mëtejshme nga bashkësia ndërkombëtare është e nevojshme për të arritur stabilitet të qëndrueshëm në të gjithë rajonin, ku operacioni aleat i KFOR-it përfaqëson një nga shtyllat më të rëndësishme”, thuhet në komunikatëne presidencës sllovene.
“Gjatë takimit me ushtarët sllovenë, Presidentja theksoi se çdo ditë më shumë se 300 pjesëtarë të Forcave të Armatosura sllovene në Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Mesme, Evropën Lindore dhe gjetkë zbatojnë mandatet e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe garantojnë stabilitet dhe respekt. për të drejtën ndërkombëtare”, thuhet më tej në njoftim.
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...