Presidentja e Komisionit Evropian nesër viziton Kosovën

16:55 | 28 Shtator 2021

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Kosovën nesër, (e mërkurë).

Vizita e saj në Kosovë vjen si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan arbresh.info.

Gjatë vizitës, Presidentja e KE-së do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, Albin Kurti.

Presidentja von der Leyen do ta vizitojë edhe kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së.

Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara