Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel sot në orën 16:00.
Siç është njoftuar edhe më parë të dy bashkëbiseduesit do të flasin edhe për Kosovën. Ky është takimi i tyre i 15-të duke përfshirë edhe kohën kur Vuçiq ishte kryeministër.
Ai ka thënë se Merkel është shumë serioze dhe për të biseduar me të duhet të përgatiten pyetje në mënyrë që të kuptohet se çfarë dëshiron Gjermania, përcjell lajmi.net.
Presidenti serb ka theksuar se Serbia nuk është e kënaqur në lidhje me disa nga vendimet e BE-së dhe për këtë arsye do të vazhdojë t’i kërkojë Merkelit për ta ndihmuar.
“Sigurisht se do të diskutohet për Kosovën, por edhe për ekonominë” është shprehur Vuçiq gjatë qëndrimit në Davos ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Në të njëjtin Forum është prezent edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili udhëtoi dje nga Kosova.
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...