Presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në facabook ka përgëzuar rizgjedhjen e Angela Merkel si kancelare për herën e katërt shkruan arbresh.info.
Thaçi ka shkruar se rizgjedhja e saj është një lajm i mirë për të gjithë, sepse përfaqëson një lidership me vlerë për të cilin ka nevojë Gjermania dhe gjithë Evropa më shumë se kurdo tjetër.
Postimi i plotë i presidentit Thaçi:
“Jam i lumtur që kancelarja Angela Merkel është rizgjedhur për të katërtën herë nga Bundestagu. Rizgjedhja e saj është një lajm i mirë për të gjithë, sepse përfaqëson një lidership me vlerë për të cilin ka nevojë Gjermania dhe gjithë Evropa më shumë se kurdo tjetër. Kosova do të jetë gjithmonë një partnere e besueshme dhe e përkushtuar për të ardhmen e përbashkët evropiane. HTH”, ka shkruar ai në facebook./arbresh.info/
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...
Kurti e cilësoi jokushtetues dekretin, Presidenca: Osmani kr...
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit