Pas votimit në Kuvendin e Kosovës të Rezolutës për Dialogun, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në Twitter, Presidenti Thaçi ka thënë se e mirëpret miratimin e rëndësishëm të kësaj rezolute.
“E mirëpres vendimin e rëndësishëm sot për krijimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë i udhëhequr nga zoti Limaj dhe zoti Ahmeti’’, ka shkruar presidenti i vendit.
Ai tutje ka shtuar se do të bashkëpunoj me këtë ekip në arritjen e marrëveshjes me Serbinë, që i hap rrugë vendit për anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare.
‘’Do të bashkëpunoj me ta në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që do të hap dyert e OKB, NATO dhe BE-së për Kosovën’’, ka përfunduar ai.
Kuvendi i Kosovës me 59 vota pro dhe dy abstenime votoi sot rezolutën e PSD-së për dialogun.
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur