Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, shkruan Arbresh.info.
Presidenti Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Kolly dhe i ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë popullit të Kosovës për dekada me radhë.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen në të kaluarën, por edhe për mbështetjen që Konfederata e Zvicrës i jep shtetit të Kosovës sot”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ambasadori Kolly u shpreh i gëzuar për detyrën e re dhe shtoi se do të angazhohet për përparim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes Zvicrës dhe Kosovës.
Presidenti Thaçi theksoi se në çdo takim, me çdo lider kosovar, si Ambasador i Zvicrës do ta marrë porosinë e bashkëpunimin dhe mbështetjes së vazhdueshme për avancimin e raporteve mes dy vendeve./Arbresh.info/
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...