Presidenti Hashim Thaçi ka folur për takimin e tij, në Ankara, me kryeministrin rus Dimitry Medvedev, gjatë inaugurimit të Erdoganit në mandatin e dytë si president i Turqisë
Sipas Thaçit, takimi me kryeministrin e Rusisë, që krahas Serbisë është kundërshtari më i ashpër i Kosovës, ka qenë i shkurtër dhe janë diskutuar mundësitë e fillimit të komunikimit mes vendit tonë dhe Rusisë.
“Sa i përket takimit me kryeministrin rus Medvedev, ka qenë një takim i shkurtër”, tha ai, fillimisht.
“Kemi diskutuar për mundësinë e fillimit të hapave të parë të komunikimit mes Kosovës dhe Rusisë. Kemi diskuar edhe për negociatat Kosovë-Serbi dhe mundësisë që Rusia të informohet nga afër . Kemi renë dakord se arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi do të hapte një mundësi që edhe Rusia të ndërrojë qëndrimin karshi Kosovës”, ka deklaruar Presidenti Thaçi në një komunikim me gazetarë, në Ferizaj, pasi ka përcjellë nga afër nisjen e korrje-shirjeve në këtë komunë.
“Gjakatari është fshirë nga faqja e historisë”, ...
SHBA-ja thotë se Irani e refuzoi ofertën bërthamore para sul...
Kush ishte Khamenei, lideri suprem dhe shpirtëror i Iranit?
Gazetari i televizionit iranian shpërthen në lot teksa jep l...
Mblidhet VV-ja, diskutohet edhe për Presidentin
Udhëheqësi suprem, Ajatollah Khamenei është vrarë – ko...