Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duket se ka një hall me mediat.
Gjatë një konference për media pas takimit që pati sot në kabinetin e tij me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, Thaçi ka kërkuar nga mediat që t’i prezantojnë saktësisht ato që thotë.
Kjo kërkesë e tij ka ardhur pasi ai është pyetur sërish rreth deklaratave të tij për Gjykatën Speciale e të cilat kanë quar ‘pluhur’ në politikën vendore dhe ndërkombëtare, shkruan arbresh.info.
“Unë ju ftoj të gjithë juve si mediume me respektin më të lartë të prezentoni atë që ne deklarojmë saktësisht, dhe atë që ne shkruajmë saktësisht, prandaj as këmbimi, as tundimi, askund në fjalorin tim nuk kanë qenë por në zhargonin medial”, ka thënë presidenti Thaçi.
Për më shumë ndiqni deklaratën e Thaçit në videon më poshtë./arbresh.info/
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...
Ish-lojtari i Liverpoolit arrestohet për shkak të një sulmi ...
“Ata nuk e pritën pranverën” – OVL e UÇK-...
Leonora Jakupi e thotë publikisht: Po, ndonjëherë e veshi je...