Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e albanologut të njohur kanadez, Robert Elsie.
Presidenti Thaçi përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook, ka thënë se vdekjen e Elsiet e ka pritur me shumë keqardhje.
Vdekjen e albanologut të njohur kanadez, Thaçi e ka quajtur shuarje të mendjes së ndritur albanologjike.
Ndryshe, albanologu dhe përkthyesin Robert Elsie, i cili u nda nga jeta në moshën 67 vjeçare.
Elsie është autor i shumë librave dhe artikujve që kanë pasur në fokus çështje që lidhen me gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Albanologu i shquar kanadez me origjinë gjermane, Robert Elsie do të mbahet mend si përkthyesi në anglisht i poemës së Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malësisë”.
Ky është postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë