Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur lajm të rremë lajmin se është angazhuar për ndarjen e territorit të Kosovës.
Ai në një postim në Twitter, ka thënë se është zhgënjyese se si analistët po krijojnë trillime të tilla për shkëmbime të tokave.
“Është zhgënjyese të shohësh se si disa analistë me lehtësi krijojnë planet e tyre të trillimeve (shkëmbim tokash, ndarje, autonomi) dhe t’ua atribuojnë atyre që janë duke u përpjekur të bëjnë një marrëveshje historike midis #Kosova & #Serbia. Përhapja e planeve dhe lajmeve të rreme nuk do të ndihmojë këtë proces”, ka shkruar ai.
https://twitter.com/HashimThaciRKS/status/1236318832945487874?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fpresidenti-thaci-demanton-lajmin-per-ndarje-e-territorit-te-kosoves%2F
Ky reagim i Thaçi ka ardhur pasi profesori amerikan, Edward Joseph ka thënë se qëllimi i vërtetë Grenellit, presidentit Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiq është të arrijnë një marrëveshje që në thelb ka ndarjen e Kosovës.
Këtë lajm e ka demantuar edhe i të dërguarit të Trump për dialogun, Richard Grenell.
“Lajm i rremë. Kjo kurrë nuk është diskutuar në prezencën time. Edward Joseph është i pamatur këtu”, ka shkruar Grenell në Tëitter”, tha ai.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...