Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.
Me motivacion kontributin e dhënë të Fadil Vokrrit për promovimin e sportit kosovar në botë dhe për anëtarësimin në UEFA dhe FIFA, presidenti Thaçi dekoratën ua ka dorëzuar bashkëshortes dhe dy djemve të Vokrrit.

Presidenti Thaçi ka thënë se vdekja e Fadil Vokrrit ishte një humbje e madhe për familjen, bashkëpunëtorët, qytetarët dhe sportin kosovar.
“Aty ku ishte Fadili, ishte fytyra e Kosovës. Të gjithë jemi të pikëlluar me vdekjen e Fadilit, por në të njëjtën kohë jemi krenarë për rolin e tij historik në promovimin e Kosovës në botë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka shtuar se në kohërat më të rëndësishme, Fadil Vokrri ka ndihmuar në zhvillimin e futbollit dhe në ngritjen e imazhit të Kosovës në botë./arbresh.info/
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...