Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar mbrëmë në Paris, Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Thaçi thotë të ketë marrë mbështetjen e Trumpit për të zgjeruar paqen dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor, raporton arbresh.info.
“Ne u pajtuam me presidentin Donald Trump për nevojën për të zgjeruar paqen dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor duke arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke bërë të mundur që Republika jonë të bashkohet me NATO-n, OKB-në, BE-në,” ka shkruar Thaçi në Twitter.
Presidenti Thaçi ka takuar në Paris edhe liderë të tjerë botëror gjatë shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të luftës së parë botërore./arbresh.info/

Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...