Projekt ligji për FSK-në pritet që të procedohet në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet nga Presidenti Thaçi që të bëhet tërheqja e këtij ligji.
Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nuredin Ibishi, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se projektligji për FSK-së i iniciuar nga Presidenti Hashim Thaçi, kishte kaluar në Kuvend jashtë rregullores e cila parasheh që qdo ligj duhet të kaloj së pari në Qeveri për shqyrtim.
“Sa i përket këtij ligji ne kemi një konfuzion sepse ka ardhur pa deklaratën e Qeverisë apo pa dokumentet përcjellëse. Ne e lamë që në mbledhjen tjetër të komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së të shqyrtohet ky ligj sepse ishte edhe një memo e Presidentit në të cilën nuk ishte i qartë se a do ta bëjë pezullimin apo do të tërheq ligjin për FSK-në”, ka thënë ai.
Kjo tërheqje e projektligjit për FSK-në sipas Ibishit ka mundësi të ndodhë pas leximit të par në Kuvendin e Kosovës.
“Presidenti në letrën e tij drejtuar komisionit e ka bërë të qartë se projektligji për FSK-së do të tërhiqet vetëm se nuk është e qartë se do të quhet tërheqje apo pezullim i këtij ligji. Mirëpo tash për tash ne do ta procedojmë në Kuvend në mbledhjen e radhës i cili sapo të kaloj në leximin e parë, Presidenti me siguri do ta tërheqë atë”, ka thënë Ibishi.
Mot i vranët dhe intervale me diell
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...