
Vranje, 1. juna 2015 - Predsednik Srbije Tomislav Nikolic (D) vrsi smotru jedinice VS u vojnoj bazi "Jug" u Kopnenoj zoni bezbednosti. Predsednik Srbije Tomislav Nikolic posetio je danas vojnu bazu "Jug" u Kopnenoj zoni bezbednosti sa nacelnikom Generalstaba Vojske Srbije generalom Ljubisom Dikovicem, gde su ga predstavnici vojske izvestili da je trenutno stanje u toj Zoni stabilno. FOTO TANJUG / MINISTARSTVO ODBRANE / tj
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka vizituar sot një prej bazave ushtarake në Jug të Serbisë përgjatë vijës kufitare me Kosovën.
Nikoliq tha se “Jemi gati, dhe le ta dinë të gjithë, secili që guxon të të provokoj ndonjë situatë të pakëndshme në Serbi, do të përballet me të gjithë Serbinë – ushtrinë dhe policinë serbe”, raporton B92.
Nikoliq u pa i veshur me uniformën e ushtrisë serbe, dhe u shoqërua nga Gjenerali Lubisha Dikoviq , i cili e informoi presidentin se situata është e qetë për momentin.
Mësohet se Nikoliq u informua edhe për kushtet ku ushtarët serbë jetojnë dhe kryejnë detyrat e tyre, dhe poashtu ka ndjekur për nga afër stërvitjet e ushtarëve serb, transmeton Indeksonline.
Gjatë fjalimit para ushtarëve serbë, Nikoliq tha se ushtria serbe është mjaftueshëm e fortë dhe e gatshme për t’iu kundërvënë kërcënimeve dhe rreziqeve ndaj shtetit serb, dhe se detyra kryesore e ushtarëve është që të mbaj të sigurt zonën kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.
Ai ka paralajmëruar ushtarët se në çdo moment, edhe pse kjo është kohë paqeje, ata mund të sulmohen.
“Pasi që kemi punë me terrorizmin, i cili nga Kosova kalon në Maqedoni dhe pasi që e dimë se cilat janë planet e politikës që e organizon atë, ushtrisë dhe xhandarmerisë i kemi thënë qartë se janë në paqe, por që të sillet sikur të jenë në luftë, sepse siguria kurrë nuk është e tepërt”, ka thënë Nikoliq.
Ai gjithashtu tha se është e një rëndësie të veçantë bashkëpunimi me KFOR-in dhe forcat tjera të sigurisë.
“Ata vazhdojnë ta përsërisin se numri i forcave të tyre nuk duhet të zvogëlohet, sepse për një moment, Ballkani mund të kthehet në një zonë lufte të përgjakshme”, tha Vuçiq duke iu referuar forcave të huaja për siguri.
Shpërthim masiv në Rusi pas rrëshqitjes së vagonëve me karbu...
Inter fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ita...
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...