Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ku po ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.
Pjesë e agjendës së sotme është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Kosova nuk ka marrë 2/3-at e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it në raundin e parë të votimit.
76 shtete kanë votuar pro, 56 kundër dhe 22 nga to kanë abstenuar.
Kosovës në raundin e dytë të votimit që pritet të nisë pas 20 minutash, për anëtarësim i duhen 103 vota, që i bie 2/3-at e 154 vendeve që kanë votuar në raundin e parë.

Të burgosurit me siguri të lartë trajnohen për menaxhim zemë...
Dhjetëra cisterna nafte të bllokuara në Gjirin Persik
CNN: Dubai shndërrohet në një qytet fantazmë ndërsa sulmet i...
Ballkani i kthehet fitoreve, mund Drenicën
Raportohet shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm i Policisë ...
Rruga e Khameneit do të vazhdojë, thotë ministri i Jashtëm i...