Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i është përgjigjur kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselit, lidhur me deklarata se ‘Vuçiq është armiku më i madh i pavarësisë së Kosovës.
Ai në një intervistë për First Tv ka thënë sot se nuk është armik i shqiptarëve, edhe përkundër faktit se çdo ditë ai dhe politika e tij veprojnë kundër Republikës së Kosovës.
“Për shqiptarët dua të them se unë nuk jam armik i tyre. Në të kundërtën unë jam armik më këdo që dëshiron të përndjek dhe vras popullin serb”, ka thënë presidenti i Serbisë., transmeton Gazeta Express.
Vuçiq në këtë intervistë ka folur edhe për rastin e njohur si ‘Panda’, ku kishin mbetur të vdekur disa persona në Pejë në dhjetorin e vitit 1998./Express/
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës