Kandidati për kryeministër i LDK-AKR, Avdullah Hoti, ka thënë të hënën në Bruksel se Presidenti i partive Popullore Evropiane, Jopseph Daul, do të vjen në Prishtinë për t’ju bashkuar fushatës së LDK-së dhe partnerëve të koalicion për fitore në zgjedhjet e 11 qershorit.
Këto komente Hoti i bëri nga Brukseli pas takimit me Presidentin Daul, i cili drejton PPE, grupin më të madh politik në Parlamentin e BE-së.
“LDK është pjesë e Partive Popullore Evropiane dhe Presidenti Daul shprehu mbështetje të fuqishme për LDK-në dhe koalicionin që kemi formuar. Daul do të jetë në hapje të fushatës në Prishtinë për të mbështetur qëllimin dhe kauzën që ka LDK dhe koalicioni i djathtë”, ka thënë Hoti.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Hoti në cilësinë e ministrit të Financave do të raportojë në Komisionin Evropian për programin e reformave ekonomike. Ky është viti i tretë me radhë që Qeveria e Kosovës e prazanton këtë raport.
“Programi ekonomik që do të prezantojmë në Bruksel ka gjeneruar rritje ekonomike trefish më të lartë dhe ky program është vlerësuar shumë lartë në dy vitet e kaluara nga Komisioni Evropian dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Përveç raportimit ne do të kërkojmë nga Komisioni Evropian që të përkrahë reformat ekonomike që do të vazhdojë Qeveria e Kosovës, e cila sërish do të drejtohet nga LDK”, ka thënë Hoti.
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut personi i ...
‘Më të mirat në botë’, pse SHBA-të po blejnë ani...
Shenjat e fshehura të stresit: Si t’i dalloni ato?
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...