Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, tha se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” është “palidhje” nëse nuk do ta mbulonte Kosovën në mënyrë jo të barabartë me shtetet tjera.
Këto komente Milanoviq i bëri në një konferencë për media së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan arbresh.info.
Milanoviq tha se kjo iniciativë duhet t’i trajtoj të gjitha vendet në mënyrë të barabartë.
“Nuk na prek neve në mënyrë direkte, por nëse iniciativa ka qëllime të mira atëherë duhet ta marrim parasysh, por me kusht që të gjitha shtetet të trajtohen njëjtë, në të kundërtën atëherë duhet pyetur se cilat janë motivet e saja”, u shpreh Milanoviq.
Presidenti kroat tha se nëse kjo iniciativë do të kishte qëllime të mira, atëherë duhej të merreshin parasysh.
“Marrë parasysh që Kroacia është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, unë në mënyrë sipërfaqësore do ta komentoj, sepse nuk na prek neve në mënyrë direkte. Nëse iniciative i ka qëllimet e mira, atëherë duhet ta marrim ndoshta parasysh, me kusht që të merret parasysh që të gjitha shtetet të trajtohen njëjtë, ashtu siç tha Presidentja Osmani. Nëse është e kundërta, atëherë duhet pyetur se cilat janë motivet”, tha Milanoviq.
“Nëse kjo iniciativë nuk e mbulon Kosovën në mënyrë të barabartë, atëherë është, kushtimisht thënë, palidhje”, theksoi presidenti kroat.
Ai tha se Kosova nuk duhet të mbetet anash, ndërsa theksoi se duhet të bëhen të qartë motivet e iniciativës së themeluar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut./arbresh.info/
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë