Presidenti i sapozgjedhur i Këshillit Evropian, António Costa, do të zhvillojë një vizitë zyrtare pesëditore në Ballkanin Perëndimor nga 12 deri më 16 maj 2025, me qëllim forcimin e marrëdhënieve me rajonin dhe theksimin e angazhimit të BE-së ndaj zgjerimit.
Vizita përmbyllet me Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) që do të mbahet në Tiranë më 16 maj.
Sipas njoftimit zyrtar nga zyra e Presidentit të Këshillit Evropian, Costa do të vizitojë të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor, duke zhvilluar takime me udhëheqësit politikë për të diskutuar sfidat aktuale dhe perspektivat e integrimit evropian.
Vizita do të nisë më 13 maj në Beograd, ku Presidenti Costa do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe me Kryeministrin dhe deputetët e Parlamentit. Më pas ai do të udhëtojë për në Sarajevë, ku do të ketë takime me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe do t’i drejtohet trupave të EUFOR-it.
Në agjendë është përfshirë edhe vizita në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Megjithatë, nuk parashihet një takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti,
Vizita do të vazhdojë më 15 maj në Shkup, ku Costa do të zhvillojë takime me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.
Po këtë ditë, ai do të mbërrijë në Tiranë për takime me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, si dhe për një bashkëbisedim me studentët e Kolegjit të Evropës./Arbresh.info
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan