Më 6 qershor presidenti historik i Kroacisë, Sh.T.Z. Stipe Mesiq, do të nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”, me propozim të Grupit të Këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu.
Ky vlerësim për Mesiqin vjen pak kohë pas shpalljes “Qytetar Nderi” të presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj dhe konsiderohet si vazhdimësi e përkushtimit për të ruajtur dhe thelluar miqësitë strategjike të Gjilanit me personalitete që kanë dhënë kontribut për çështjen shqiptare dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Ne kemi miq të çmuar dhe këta miq nuk i mbajmë për vete, por i ndajmë me qytetarët e Gjilanit, duke i bërë pjesë të jetës sonë institucionale e qytetare”, deklaroi kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri.
Në këtë frymë, ai theksoi se Gjilani ka nevojë për përkrahjen dhe kujdesin e miqve të saj, të cilët, siç u shpreh ai, “çdo ditë e më shumë po shtohen dhe po qëndrojnë pranë nesh në sfidat dhe zhvillimet tona”.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...