Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos ,gjatë një fjalimi me rastin e 25 marsit, Ditës së Pavarësisë së Greqisë, i ka kujtuar edhe një herë kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria në perspektivën e saj të integrimit evropian.
“Sa për fqinjin Shqipërinë, ne nuk jemi kundër perspektivës së saj evropiane. Por është e qartë kërkesa; respekt të plotë dhe të sinqertë për të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane, duke respektuar sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut. Kështu, sjellje të tilla si ato kundër pakicës kombëtare greke, të cilat brutalisht nënvlerësojnë vlerën e jetës apo haptazi fyejnë të drejtat themelore, për shembull, të drejtën e pronës, përbën një pengesë të pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë”, tha midis të tjerash kreu i shtetit grek, citojnë mediat greke.
Sipas tij, Shqipëria ka kërkesa të pabazuara për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, duke i konsideruar edhe një herë si “bashkëpunëtorë të nazistëve të demonstruar historikisht”.
Gjatë fjalës së tij, presidenti grek, shprehet se Greqia është e qëndrueshme dhe e besueshme në Ballkan, dhe shton se shteti helen është i interesuar për bashkëpunim me të gjitha palët në rajon.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim