Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në Kongresin e madh të 3-të të jashtëzakonshëm u zgjodh kryetar i përgjithshëm i AK Partisë duke marrë votat e 1.414 delegatëve.
Votimi për kryetar të përgjithshëm në Kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm të AK Partisë u zhvillua në pallatin e sporteve në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Këshillit Hayati Yazıcı, ka njoftuar se sipas rezultateve nga 1.470 delegatë kanë votuar 1.417 nga të cilët 1.414 vota janë të vlefshme ndërsa 3 vota të pavlefshme.
Yazıcı, ka njoftuar se presidenti Erdoğan u zgjodh për kryetar të përgjithshëm duke marrë të gjitha votat e vlefshme.
Në këtë mënyrë Erdoğan i cili pasi u zgjodh president postin e kryetarit të përgjithshëm ia dorëzoi Ahmet Davutoğlu në kongresin e parë të jashtëzakonshëm i cili u mbajt më 27 gusht 2014. Ai sërish pas 998 ditësh ka marrë përsëri detyrën e kryetarit të përgjithshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...