Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës do të marrë masa të veçanta për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, duke menaxhuar lëvizjen e eskortës dhe qëndrimin e delegacionit në Kosovë.
Për të mundësuar qarkullim të sigurt dhe të lirë sipas itinerarit të përcaktuar të eskortës, Policia e Kosovës do të kryejë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta presidenciale.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...