Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim negativ në Kosovë.
Kjo u konfirmua pas takimit të shefes së stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, me zëvendësndihmës sekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, në Washington D.C.
Këtë gjë e ka konfirmuar për RTKlive, Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës.
“Shefja e stafit të presidentes Osmani, Learta Hollaj është takuar dje në Washington D.C. me Alexander Kasanof, zëvendësndihmës sekretar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor nga i cili ka marrë konfirmimin se asnjë nga vendimet e deritashme të Presidentit Trump, tani për tani , nuk e afektojnë negativisht Kosovën”, ka thënë ai.
Presidenca ka bërë të ditur se në takim me Kasanof ka konfirmuar përkushtimin e plotë për thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit, duke potencuar rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të sigurisë si dhe fuqizimit dhe afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Presidenti amerikan Donald Trump në ditën kur mori mandatin, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për 90 ditë, derisa të shqyrtohen nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politik.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...