Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë deklaratën e kryeministrit të Komonuelthit të Bahameve, Philip Davis, pas vendimit të këtij shteti për ta njohur Kosovën.
Në deklaratën e tij, kryeministri Davis ka vlerësuar praninë e Presidentes Osmani në Bahamas, duke theksuar domethënien e veçantë të kësaj vizite për vendin e tij.
“Fakti që ju, si Presidente e Kosovës, e keni parë të arsyeshme të na nderoni me praninë tuaj këtu në Bahamas ka një domethënie të veçantë për ne”, ka thënë Davis.
Presidentja Osmani e ka shpërndarë këtë deklaratë si shenjë mirënjohjeje pas njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Bahamas, duke e cilësuar këtë vendim si hap të rëndësishëm në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Njohja nga Bahamas vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike të Kosovës për zgjerimin e rrjetit të njohjeve dhe forcimin e marrëdhënieve me shtetet partnere në arenën .
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova ng...
Të vërtetat e fshehura të Gattuso: zemërimi, krenaria, parat...
Përparim Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë
Zgjidhet presidenti i Vietnamit, To Lam mban mandatin e dytë...
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit