Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka mandatuar sot Glauk Konjufcën nga Vetëvendosja si mandatar të dytë për formimin e Qeverisë, pas dështimit të Albin Kurtit.
Në faqen zyrtare, Presidenca ka ndarë një foto nga takimi i Osmanit me Konjufcën, që ndodhi pak para se Osmani të dilte në konferencë e ta kumtonte lajmin për mandatarin, shkruan Arbresh.info
Ajo i ka uruar suksese Konjufcës.
“Sot, në përputhje me nenin 95, paragrafin 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar z. Glauk Konjufca, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani i ka uruar suksese z. Konjufca”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Arbresh.info
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...