Presidenca e Republikës së Kosovës nëpërmjet një reagimi ka thënë se e mirëpret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se sipas kësaj gjykate, presidentja Vjosa Osmani nuk ka bërë shkelje kushtetuese me dekretin e saj.
“Gjykata, në asnjë paragraf të aktgjykimit të saj, nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentes. Përkundrazi, ka konfirmuar se nuk është dekreti ai që e çon vendin në zgjedhje të reja, por është dështimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri ai që i shkakton këtë proces të zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e presidencës.
Më tej në reagim thuhet se dhënia e afatit shtesë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, nuk ka qenë kompetencë e presidentes Vjosa Osmani. Sipas tyre, pikërisht dekreti i Osmanit i ka hapur rrugë këtij sqarimi nga ana e gjykatës.
“Deklaratat politike për kinse shkelje kushtetuese tregojnë edhe keqlexim të aktgjykimit, por edhe politizim të skajshëm të një situate tashmë të qartësuar nga Gjykata Kushtetuese: që dështimi për zgjedhjen e Presidentit të vendit është i deputetëve dhe si pasojë e mungesës së vullnetit politik për të arritur konsensus rreth zgjedhjes së Presidentit”, vazhdon reagimi.
Presidenca e Kosovës vazhdon duke thënë se gjykata ka potencuar se s’është dekreti ai që e çon vendin në zgjedhje të reja, por është dështimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri ai që i shkakton këtë proces të zgjedhjeve.
Presidenca gjithashtu u ka bërë thirrje deputetëve që qysh nesër të thirrin seancën për zgjedhjen e presidentit të ri.
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...
Zhvillime të reja në rastin “Laboratori ‘25”, ndalohet një p...
Zyrtari i Pentagonit: Kostoja e luftës me Iranin arrin në 29...
Protokolli për migrantët, Rama-gazetarit italian: Citimi i s...