Shumë prej zotimeve të kandidatëve për kryetarë komunash, të cilat po bëhen gjatë fushatës parazgjedhore, pritet të mbesin vetëm zotime.
Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët thonë se një numër i madh i premtimeve të bëra për zgjedhjet lokale të 22 tetorit nuk do të realizohen as në mandatin që po vjen.
Megjithëkëtë, partitë politike qysh prej ditës së parë kur nisi fushata (21 shtator) po vazhdojnë të zotohen se do ta përmirësojnë fushën e arsimit, të shëndetësisë, të ekonomisë dhe se do të hapin vende të reja të punës e do të kontribuojnë në shumë sfera të tjera, transmeton zeri.info.
E pavarësisht kësaj, analistët thonë se edhe gjatë zgjedhjeve të kaluara janë bërë premtime të panumërta, por që shumë prej tyre kanë ngelur vetëm të tilla, duke mos u realizuar fare. Megjithëkëtë, ata konsiderojnë se në këto zgjedhje vërehet një vetëdijesim i partive politike në përzgjedhjen e kandidatëve, krahasuar me herët e shkuara. Por, pavarësisht kësaj, ata thonë se programet dhe prioritetet që kandidatët po i ofrojnë në këto zgjedhje janë shumë sipërfaqësore dhe jo të studiuara mirë, transmeton zeri.info.
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...
Vrasja në Gjakovë: Gëzhoja dhe armë në vendin e ngjarjes, i ...
Endrit Thaçi kujton gjyshin në 1-vjetorin e vdekjes: Më mung...