Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipatin.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, rëndësia e funksionalizimit të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe u potencua rëndësia e respektimit të masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese dhe pritjes së aktgjykimit final.
“Në 24-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, Presidentja Osmani theksoi se Kosova qëndron krah për krah me popullin amerikan, sot, nesër dhe gjithmonë, në mbrojtje të paqes dhe një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë”, thuhet tutje në njoftim.
“Në prag të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ata diskutuan edhe për aktivitetet që do të realizohen gjatë kësaj jave, takimet e planifikuara, si dhe pritshmëritë për to”.
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...