Te penda e fshatit Livoq i Epërm në Gjilan janë gjetur disa eshtra që dyshohet se mund të jenë të njeriut.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se eshtrat janë gjetur gjatë punimeve, derisa rastin e ka raportuar një zyrtar i Shërbimeve Publike Komunale të Komunës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante, derisa është njoftuar edhe prokurori i rastit dhe gjatë së martës autoritetet do ta procesojnë rastin.
“Ju njoftojmë se nga një Zyrtar i Sherbimeve Publike Komunale –Gjilan, është raportuar se në lokacionin te Penda e fshatit Livoq i Epërm –Gjilan, gjatë kryerjes së disa punimeve janë gjetur kocka- eshtra , ku dyshohet se mund të jenë të njeriut . Në vendngjarje kanë dalë njësite policore duke siguruar vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe gjatë ditës së sotëme njësitet relevante procesojn me rastin”, ka njoftuar Hashani./Arbresh.info
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...