Kuvendi Komunal i Podujevës ka mbajtur takimin e fundit para zgjedhjeve te jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës. Zgjedhje këto që do pritet të mbahen me 29 nëntor. E në këtë takim, deputetet opozitar kanë tentuar t’i shpalosin shumë të meta të pushtetit aktual sipas tyre.
Sipas Avni Fetahut nga Vetëvendosje një autoambulancë është blerë me shumë prej 60 mijë euro, njofton Klan Kosova.
Sipas tij autoambulancë me performanca të njëjta ka blerë Komuna e Mamushës në vlerë të 30 mijë eurove.
Rafet Llapashtica tha se në kohë pandemie komuna ka blerë një palë dorëzua 14 euro dhe se janë bërë pesë mijë euro shpenzime telefonike, të cilat sipas tij janë dyfishuar në kohë të pandemisë.
Nexhmi Rudari, ushtruesdetyre i Kryetarit të Podujevës tha se këto komente janë në pragë të fushatës andaj nuk i merr serioze.
Ky i fundit u akuzua edhe për meditje të larta që i ka bërë pushteti aktual për vizita jashtë vendit tek qytetet me të cilat ka bërë binjakëzim Podujeva.
Por të njëjtat akuza sipas Rudarit nuk qëndrojnë pasi binjakëzimet e tilla i kanë sjellë Podujevës vetëm favore.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari