Posta e Kosovës është duke kryer procedurat për marrjen në posedim të objektit që shfrytëzohej nga Poista e Serbisë në Graçanicë.
Në këtë objekt deri në fillim të këtij viti ka funksionuar ilegalisht Posta e Serbisë.
Sipas informacioneve të marra nga Posta e Kosovës ky objekt ka qenë pronë e ndërmarrjes së komunikacionit Posta, Telegrafia dhe Telefonia (PTT), dhe që në muajt e fundit janë përfunduar procedurat kadastrale për kalimin e saj si pronë e Postës së Kosovës.
Autoritetet shtetërore në Kosovë i konsiderojnë institucionet e Serbisë për komunat në Kosovë si paralele dhe ilegale, dhe në fillim të vitit 2024 ka nisur mbylljen e tyre.
Për shkak të “aktivitetit të paligjshëm” ose “falsifikimit të dokumenteve” – siç e përshkruan Prokuroria e Kosovës punën e institucioneve serbe – janë mbyllur organet komunale të përkohshme, qendrat për punë sociale, Posta e Serbisë, Banka Kursimore Postare, Fondi i Sigurimit Pensional, Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe institucione të tjera./Koha
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...