Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka uruar Kosovën për 11-vjetorin e Pavarësisë.
Në urimin e tij, sekretari Pompo tha se SHBA do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën që të ketë një të ardhme më prosperuese dhe të sigurt.
“SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën që të hapë dyert për një të ardhme më prosperuese, të qëndrueshme dhe të sigurt në dekadën e dytë të pavarësisë suaj”, tha Pompeo në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit, transmeton rel.
Sipas sekretarit Pompeo, arritja e një marrëveshjeje me Serbinë – që në thelb ka njohjen e ndërsjellë – është “thelbësore” për suksesin e Kosovës.
“Normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve me Serbinë, me njohje reciproke në thelb të saj, do të jetë thelbësore për suksesin e Kosovës. Arritja e këtij vizioni gjithashtu kërkon hapa të vazhdueshëm për të forcuar institucionet tuaja demokratike. Ne duam që të vazhdojmë të ndërtojmë partneritetin tonë dypalësh, të mbështetura në vlera dhe prioritete të përbashkëta, duke e ndihmuar Kosovën që të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit perëndimor. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lidhjen e fuqishme ndërmjet popujve tanë dhe do të mbështesë ata që punojnë për të nxjerrë në pah potencialin e madh të Kosovës”, tha Pompeo.
Ministria e Arsimit për rastin e drejtorit të dyshuar për ng...
SHBA nis tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm në NATO
Gruda- Abrashit: Nuk po doni marrëveshje politike
“Kosovën e gjeta në bodrum nën ujë”, Çitaku – Kurtit: E ke g...
Osmani i përgjigjet Konjufcës: Ka kalur çdo kufij, gjuhë që ...
PSD sërish me aksion nesër, këtë herë para zyreve të VV-së