Viti që po e lëmë pas do të mbahet në mend nga krerët më të lartë të institucioneve.
Kjo pasi që këtyre të fundit iu rritën pagat deri në 100 për qind. E, kur jemi në prag të ndërrimit të motmoteve, ata po i urojnë kosovarët që viti që po vjen të jetë edhe më i mirë se i kaluari, ani pse për një gjë të tillë nuk bën asgjë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një video mesazhi, ka kërkuar nga qytetarët kosovarë, që ta ruajnë besimin në të ardhmen e shtetit dhe që Kosova ta ketë një shoqëri edhe më të mirë
E, për Kryeministrin Haradinaj, viti 2017 ka qenë një vit i sfidave të mëdha, dhe e pranon që edhe në vitin që po hymë Kosovën e presin sfida edhe të mëdha në shtet formimin dhe zhvillimin e vendit
Edhe liderë të tjerë, kanë uruar Vitin e Ri me shpresën që do të jetë i suksesshëm për shtetin e Kosovës.
Por, ndryshe nga ta mendojnë qytetarët.
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...