Policisë së Kosovës iu shtua edhe një trofe profesionalizmi dhe përkushtimi për respektimin e të drejtave të njeriut.
Kështu ka bër të ditur Policia përmes një komunikate.
Me datën 7 dhjetor 2023 në një ceremoni madhështore ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën, Elvana Shala nderoi 33 gra nga grupet e margjinalizuara si dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për kontributin e dhënë në vazhdimësi në fushën e të drejtave të njeriut.
“Në mesin e shumë grave të zonja dhe heroina, me trofeun “Hyjnesha e shtetit” u nderua edhe rreshter Fidane Ballazhi nga Policia e Kosovës. Rreshter Fidane Ballazhi është shembull i nivelit të lartë profesional për Policinë e Kosovës që si grua, nënë dhe police me mund, sakrificë dhe përkushtim dëshmoi se çdo sukses dhe gjithçka është e mundur me punë me përgjegjësi dhe dashuri në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/




Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë